Fundamenti

DASH: Zyrtarët e korruptuar në Kosovë nuk ndëshkohen

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin për të drejtat e njeriut në botë.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018, ku në pjesën për Kosovën nxjerr si probleme: “kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara”.

Raporti thekson rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, ku ata, siç thuhet, janë kërkuar “nën akuza të paqarta”.

“OJQ-të dhe Institucioni i Avokatit të Popullit kanë thënë se qeveria ua ka mohuar të drejtën të të ndaluarve për të kërkuar azil ose për të apeluar vendimin për dëbim para gjykatës. OJQ-të dhe politikanët e opozitës kanë thënë se dëbimi i përshpejtuar ka qenë i motivuar politikisht”, thekson raporti.

I njëjti kujton se “kryeministri (i Kosovës) ka shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës si rezultat i incidentit”.

Te pjesa për lirinë e shprehjes, raporti thekson se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës e garantojnë lirinë e shprehjes dhe se qeveria në përgjithësi e ka respektuar këtë të drejtë.

HW

Por, thuhet tutje, raporte të besueshme kanë përsëritur se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznesnmenë dhe grupe radikale fetare kanë bërë përpjekje t’i frikësojnë përfaqësuesit e mediave.

“Mediat gjithashtu hasën vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike, ashtu siç parashihet me ligj”, thuhet në raport.

Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu thekson se ligji në Kosovë parashikon dënime penale për zyrtarët që kryejnë vepra korruptive, porse qeveria “nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive”.

“Zyrtarët, nganjëherë, janë angazhuar në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kanë kontribuar në këtë problem”, thuhet në raport.

Po sipas tij, incidentet e sigurisë kanë vazhduar kundër serbëve të Kosovës dhe këtu përmendet rasti i vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq./rel

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.