UBT

DASH uron Kosovën për zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Departamenti amerikan i Shtetit ka nxjerrë një deklaratë, në të cilën thuhet se Shtetet e Bashkuara përshëndesin Republikën e Kosovës për zgjedhjet e saj historike të 3 nëntorit.

Në deklaratë thuhet se pavarësisht kërcënimeve dhe dhunës që synonte bllokimin e procesit demokratik, populli i veriut të Kosovës ka ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur përfaqësuesit legjitimë, për herë të parë në shumë vite.

Departamenti i Shtetit ka përshëndetur po ashtu angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë për nxitjen e pjesëmarrjes së votuesve.
“Organizimi i suksesshëm i këtyre zgjedhjeve është një aspekt i rëndësishëm i zbatimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.

GRANDEMALL

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të sigurohen që faza e ardhshme e procesit zgjedhor të zhvillohet në mënyrë paqësore, të lirë dhe të drejtë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet në veri të Mitrovicës që dëmtuan zgjedhjet në Kosovën veriore dhe u kërkojnë autoriteteve relevante të Kosovës që të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e incidenteve. Ne nuk duhet të lejojmë që dhuna e disa personave të hedhë hije mbi arritjen e rëndësishme që këto zgjedhje përfaqësojnë”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.