Mobi Casa

DASH u bën thirrje shtetasve amerikanë të kenë kujdes nga sulmet në Ballkan, përfshirë Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasada Amerikane në Kosovës ka publikuar një njoftim për të gjithë shtetasit e saj përmes faqes travel.state.gov, ku bëhet thirrje për kujdes të shtuar të lëvizjeve. Kihet parasysh fakti se çdo vit, afër festave të fund vitit, lëshohen njoftime të tilla, ku nuk ka arsye për panik.

Në të dhënat e kësaj faqeje të publikuar më 22 nëntor, thuhet se shtetasit amerikanë duhet të kenë kujdes dhe t’i rishqyrtojnë udhëtimet për në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç për shkak të tensioneve dhe potencialit për trazira civile në atë pjesë.

FIDANISHTJA

Përveç zonës së veriut të vendit, Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë që të kenë kujdes dhe t’i rishqyrtojnë vizitat në vende të tjera si qendra tregtare, klube, restorante dhe zona të tjera për shkak të sulmeve potenciale nga grupe terrorise.

“Grupet terroriste vazhdojnë të komplotojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendndodhje turistike, qendra transporti, tregje/qendër tregtare, objekte të qeverisjes vendore, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive dhe kulturore, institucione arsimore, aeroporte dhe të tjera hapësira publike”, thuhet në udhëzimet e publikuara,.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.