FITORJA

DASH: Rritje e ekstremizmit në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një raport vjetor mbi Kosovën i dhënë në prill nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, përshkruan gjendjen e krimit të përgjithshëm në Kosovë dhe kërcënimin nga terrorizmi rajonal dhe ndërkombëtar të ngjashëm si për shumicën e vendeve evropiane.
“Kosova ka parë një rritje të ekstremizmit islamik në vitet e fundit,” thekson raporti për të dhënë më tej në shifrën e 60 të arrestuarve gjatë vitit 2014 nën dyshimin për pjesëmarrje ose mbështetje të luftimeve në Siri dhe Irak.

“Amerikanët në përgjithësi janë të mirëpritur veçanërisht nga shqiptarët e Kosovës, mirëpo një pjesë e vogël e tyre mund të konsiderohen antiamerikanë dhe antiperëndimorë. Edhe disa serbë të Kosovës vazhdojnë t’i shohin me dyshim SHBA-të për shkak të bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja,” thuhet në raport.

Lidhur me protestat qytetare thuhet se ato janë të rregullta, shumica paqësore dhe më të shpeshta gjatë tensioneve politike. Ndër arsyet e organizimit të tyre janë papunësia e madhe dhe pakënaqësia me veprimet e qeverisë.

ARKATANA

“Vetëvendosje, një lëvizje nacionaliste politike, shpesh organizon protesta kundër qeverisë dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë edhe ato të SHBA. Këto protesta kanë përfshirë disa herë kërcënime fizike dhe dhunë,” thekson raporti, transmeton RTK.

Për krimin e rrugës, thuhet se është i lartë dhe ai vjen nga ‘mungesa e mundësive ekonomike si një faktor në të ashtuquajturin krim i mundësisë i përhapur në rrugë, me vjedhje, rrëmbime çantash, sidomos në Prishtinë, e në shënjestër më shumë janë të huajt, shtëpitë (banesat), bizneset dhe automjetet e tyre’.

Raporti në vazhdim jep një pasqyrë më të gjerë të infrastrukturës rrugore dhe banesore, të parashikimeve sizmike, të mjeteve të komunikacionit dhe udhëtimit, tregut të ushqimeve, pastaj të krimeve që lidhen me drogën, punën dhe reagimet e policisë, spitalet si dhe informacione dhe udhëzime të tjera për shtetasit amerikanë të cilët jetojnë apo planifikojnë të vijnë në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.