Mobi Casa

DASH: Pengimi i punës së Kuvendit dhe korrupsioni, problemet më serioze në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Një nga problemet më serioze të të drejtave të njeriut në Kosovë, gjatë vitit 2015, ka qenë pengimi, herë-herë i dhunshëm, i Kuvendit nga deputetët opozitarë në periudhën tetor-dhjetor, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në vitin e kaluar.

Pengimi i tillë, thuhet në raport, ka bllokuar debatin e lirë dhe kalimin e ligjeve.

Korrupsioni endemik në qeveri dhe në sektorin privat, si dhe mungesa e ndëshkimit për vepra korruptive kanë qenë po ashtu problem i madh i të drejtave të njeriut, thuhet në raport.

Sipas të njëjtit, dhuna dhe diskriminimi shoqëror kundër pjesëtarëve të pakicave etnike, grave, personave me aftësi të kufizuara dhe anëtarëve të komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksuaal kanë përbërë shqetësimin e tretë.

Problemet e tjera, sipas raportit, përfshijnë keqtrajtimin e raportuar të të burgosurve, frikësimin e mediave nga zyrtarët publikë dhe elementet kriminale dhe dhunën kundër personave të zhvendosur që kanë kërkuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në raport theksohet se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar, se strukturat gjyqësore në veri të Kosovës kanë nisur të integrohen në strukturat shtetërore dhe se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Fundamenti

Në aspektin global, Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar se bota po përballet me krizë të qeverisjes, pasi “edhe qeveritë, edhe aktorët joshtetërorë shkelin të drejtat e njeriut”.

Në raport, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni sheh veprime të aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë “për të mbyllur hapësirën për shoqërinë civile, për të shtypur median dhe lirinë në internet, për të margjinalizuar zërat e opozitës dhe, në raste më ekstreme, për të vrarë njerëz ose për t’i larguar ata nga shtëpitë”.

Kerry po ashtu ka denoncuar qeveritë për goditje ndaj lirisë së shprehjes “duke burgosur gazetarë që kanë shkruar artikuj kritikë” ose duke sulmuar organizatat joqeveritare për gjoja promovim të ideologjive të huaja.

Kerry ka thënë se aktorët jo shtetërorë, si militantët e Shtetit Islamik dhe ata të Boko Haramit, në vitin 2015, kanë kryer krime kundër njerëzimit, përfshirë gjenocid.

Ai ka thënë se grupet e tilla “kanë lulëzuar në mungesë të institucioneve të besueshme dhe efektive shtetërore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.