UBT

DASH: Mezi po presim të punojmë me qeverinë Kurti për zhvillim ekonomik e sundim të ligjit

/ 2 minuta lexim
HW

Krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës e kanë përshëndetur edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus, ka thënë se mezi po presin që të punojnë në forcimin e partneritetit dhe për të punuar së bashku me qëllim të rritjes ekonomike dhe forcimit të sundimit të ligjit.

“Përgëzime për popullin e Kosovës pas krijimit të qeverisë së re. Ne mezi po presim të ndërtojmë partneritet të fortë dhe të punojmë së bashku për të nxitur rritje ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit dhe për të mbështetur prosperitetin për njerëzit dhe për rajonin”, ka shkruar Ortagus në twitter.

UBT

Një porosi për Qeverinë e re është dhënë dje edhe nga Përfaqësuesi Special Presidencial, Richard Grenell, i cili ka kërkuar heqjen e menjëhershme të taksës me qëllim të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Kosova më 3 shkurt ka themeluar institucionet e reja të cilat kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Pas disa muajsh ngecje, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishin arritur të nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re që do t’i prijë Albin Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.