UBT

DASH: Kosova s’i ka përmbushur standardet për eliminimin e trafikimit me njerëz

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës nuk e ka përmbushur as nivelin minimal të standardeve për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit lidhur me trafikimin me njerëz në 187 vende dhe rajone të botës.

Raporti pranon se Qeveria e Kosovës demonstroi përpjekje gjithnjë në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme raportuese, përfshirë rishikimin e kodit penal për të riklasifikuar të gjitha veprat e prostitucionit të detyruar si trafikim; caktimin e një koordinatori rajonal të prokurorisë për trafikimin e Kosovës perëndimore; dhe kryerjen e hetimeve dhe inspektimeve të përbashkëta.

“Gjyqësori ka zvogëluar numrin e përgjithshëm të lëndëve të grumbulluara dhe Gjykata Supreme ka miratuar udhëzime të reja dënimi në një përpjekje për të siguruar që gjykatësit të aplikojnë faktorë rëndues ose lehtësues në mënyrë korrekte dhe të barabartë, duke përfshirë rastet e trafikimit.

Fundamenti

Megjithatë, qeveria nuk i plotësonte standardet minimale në disa fusha kyçe. Qeveria dënoi më pak trafikantë dhe identifikoi më pak viktima. Gjyqtarët vazhduan të vendosnin dënime të dobëta për trafikantët e dënuar. Qeveria uli fondet për strehimore të OJQ-ve për të katërtin vit radhazi, duke detyruar OJQ-të të mbështeten në donatorë të huaj”, thuhet në raport.

DASH rekomandon të ndiqen penalisht dhe të dënohen trafikantët dhe të vendosen dënime të forta, të caktohen prokurorë dhe gjyqtarë të trajnuar në çdo rajon për të trajtuar rastet e trafikimit, të shtohen përpjekjet për të identifikuar dhe ndihmuar fëmijët që i nënshtrohen lëmoshës së detyruar, vazhdimi i ofrimit të trajnimit të avancuar për gjyqtarët, prokurorët dhe zbatuesit e ligjit për hetimet dhe ndjekjet penale të trafikimit, rritja e mbështetjes së qeverisë për trajnime të plota profesionale dhe shërbime ri-integrimi për viktimat etj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.