UBT

DASH: Kosova burim dhe vend i trafikimit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Uashington – Kosova është burim dhe vend i destinacionit për gra dhe fëmijë që janë subjekt i trafikimit seksual dhe punës së detyrueshme. Ky është vlerësimi që i është bërë Kosovës në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e njerëzve.

Shumica e femrave të trafikuara vijnë nga Moldavia, Slovakia, Shqipëria, Serbia dhe Polonia të cilat sipas raportit detyrohen në prostitucion në Kosovë.

Ndërkaq fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje detyrohen të bëhen lypës me forcë. Raporti i DASH gjithashtu nënvizon se trafikantët detyrojnë qytetarë të Kosovës që të ushtrojnë prostitucion dhe punë të detyrueshme nëpër gjithë Evropën.

Eco Higjiena

Megjithatë jo gjithçka është zi në këtë raport për Kosovën, pasi Departamenti amerikan i Shtetit lavdëron miratimin e Kodit të ri Penal që ka rritur edhe ndëshkimet për trafikantët.

Në mesin e rekomandimeve për Kosovën, në raport thuhet që vendi duhet të vazhdoi të forcoi përpjekjet për të ndjekur, dënuar trafikantët që detyrojnë njerëzit në prostitucion dhe punë të detyrueshme. Qeveria duhet të dënojë edhe zyrtarët që janë pjesëmarrës në këto krime dhe të avancojnë me trajnime gjyqtarët dhe prokurorët.(koha)