UBT

DASH-i ia ngre veshin Qeverisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Publikimi i raportit të fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), që është shumë kritik për dështimet e papërmirë- sueshme deri tani të Qeverisë së Kosovës, po shihet nga analistët politikë si një shuplakë serioze për Qeverinë e papërgjegjshme të Kosovës.

Shuplaka e re për institucionet tona të papërgjegjshme

Zeqa: Raporti është një thirrje e ndërgjegjes së qytetarëve t’i thonë mjaft kësaj politike të korruptuar

“Raporti i publikuar pardje nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për Kosovën vë në pah edhe njëherë gjendjen në të cilën gjendet Kosova, ku krimi dhe mafia lulëzojnë, derisa organet e rendit, në anën tjetër, janë sistematikisht të kontrolluara dhe të dirigjuara nga nëntoka kriminale. Një raport me përmbajtje të tillë është i pritshëm edhe për të paktën 4 vjetët e ardhshëm, por është përgjegjësia e qytetarëve që ky raport të ndryshohet”, shprehet analisti Adlum Ramadani

FITORJA

Publikimi i raportit të fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), që është shumë kritik për dështimet e papërmirë- sueshme deri tani të Qeverisë së Kosovës, po shihet nga analistët politikë si një shuplakë serioze për Qeverinë e papërgjegjshme të Kosovës.

Duke pasur parasysh edhe shumë raporte të tjera të mëhershme, po nga ky institucion dhe organizata të tjera ndërkombëtare, gjithashtu me vlerësim negativ për performancën e qeverisjes në Kosovës, është një bindje e përgjithshme e analistëve se ky raport i radhës duhet t’u shërbejë akoma më shumë qytetarëve të vendit për t’i thënë jo përgjithmonë kësaj klase politike të degraduar e të dështuar, për t’u mobilizuar dhe për ta ndëshkuar atë me votë. “Pa dyshim që raporti i fundit i DASH-it i dha edhe një goditje të madhe kësaj qeverisjeje joefikase dhe të pandërgjegjshme, që është duke e ngulfatur zhvillimin e vendit, duke e uzurpuar me rrjetet e ndryshme kriminale çdo institucion të këtij shteti të varfër. Raporti përfundimisht dëshmon se këta njerëz të politikës, qeveritarë që aktualisht e kanë timonin e shtetit në dorë, akoma nuk janë të përgatitur as nuk kanë vetëdije të shëndoshë për ta qeverisur vendin. Është koha e fundit që edhe ndërkombëtarët të jenë akoma më syçelë dhe me ndikimin që mos t’u japin hapësirë manipulimi këtyre oligarkëve me këtë shoqëri të varfër”, shprehet analisti politik Ali Hertica.

Ai tutje thotë se duhet të angazhohet që qytetari si sovran i votës së vet të vetëdijesohet që këtë Qeveri, që ka degraduar plotë- sisht në të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit, ta ndëshkojë. “Tani, e vetmja shpesë është te vetë sovrani, i cili duhet të ngrejë zërin dhe të mbledhë fuqinë që të bëjë ndryshime rrënjë- sore për ta shpëtuar degradimin e mëtejshëm të shtetit. Kjo klasë politike në pushtet nuk e meriton më besimin, por duhet dhënë ndëshkimi i merituar, duke e rrëzuar me votë, me rrugën më demokratike”, thotë analisti politik Ali Hertica./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.