ARKATANA

DASH-i, i shqetësuar me numrin e kosovarëve në ISIS

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Radikalizmi dhe pjesëmarrja e kosovarëve, burra dhe gra, në “Shtetin Islamik” përbën një shqetësim të madh edhe për Departamentin Amerikan të Shtetit. Zyrtarët e saj bëjnë thirrje që kësaj sfide dhe me këtë problem të punohet duke iu përgjigjur bashkërisht.

Zyrtari i lartë i DASH-it, Tom Yazdgerdi, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”, thotë se gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë, si zëvendësambasador i SHBA-së në vitin 2009, nuk e ka vërejtur këtë nivel të shtrirjes së ideologjisë ekstreme fetare.

Megjithatë, ai mendon se legjislacioni duhet të thotë qartë se si mund të procedohet me këta njerëz.
Ndërkohë që, ai konsideron se problemet ekonomike, mosperspektiva dhe ngecjet tjera rrisin potencialin e të rinjve që t’i bashkëngjiten “Shtetit Islamik” (ISIS).

FITORJA

Ai mendon se kjo është një çështje komplekse, nuk është diçka që lehtë zgjidhet. Sipas tij, sulmi i tmerrshëm në Paris ishte thirrje për këndellje. Yazdgerdi gjatë intervistës foli edhe për emigrantët e Kosovës drejt BE-së, për mandatin e EULEX-it, duke bërë të qartë se Kosova ende nuk është e gatshme që të ketë një gjyqësor tërësisht të pavarur.

Ai foli mes tjerash edhe për Gjykatën Speciale si dhe për performancën e Policisë së Kosovës.

“Kjo përbën një shqetësim të madh. Ju keni të drejtë, Kosova ka numrin më të madh të luftëtarëve krahasuar me kokë banori. Unë mendoj se kjo është një çështje komplekse, nuk është diçka që lehtë zgjidhet. Mendoj se duhet sulmuar atë në shumë nivele. Qeveria e Kosovës ka bërë gjëra të mira, para së gjithash, ata kanë legjislacionin e nevojshëm dhe kanë miratuar legjislacion e duhur”, tha ai. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.