United Hospital

DASH: Gazetarët në Kosovë po kërcënohen nëse kritikojnë qeverinë në raportimet e tyre

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka evidentuar kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë gazetarëve.

Raporti i publikuar dje thekson se gazetarët në Kosovë u kërcënuan për publikimin e artikujve që kritikonin punën e Qeverisë, partive politike apo zyrtarëve të veçantë.

Raporti po ashtu thekson se ka pasur raportime në disa raste që pronarët e mediave kërcënuan se do t’i pushonin nga puna gazetarët nëse ata prodhojnë artikuj ku kritikohet puna e Qeverisë. Gazetarët u ankuan gjithashtu se pronarët e mediave i penguan ata të raportonin për korrupsionin në nivelet e larta të Qeverisë, thekson tutje raporti.

Raporti i DASH po ashtu evidenton se gazetarët në Kosovë hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga Qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht nga ligjet që ofrojnë qasje në dokumente publike.

Uji Dea

“Që nga gushti, Institucioni i i Avokatit të Popullit është duke shqyrtuar 26 ankesa nga media, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë individualë lidhur me shkeljet e supozuara të së drejtës për qasje në dokumente publike. Institucioni i Avokatit të Popullit konkludoi se institucioneve publike u mungonte kapaciteti profesional dhe personeli për t’iu përgjigjur kërkesave për qasje në dokumente publike, duke çuar në vonesa të konsiderueshme ose në dështime në ofrimin e arsyetimit ligjor për refuzimin ose kufizimin e qasjes”, thekson raporti.

Raporti potencon se mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehnin një shumëllojshmëri të gjerë pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime. Megjithatë, zyrtarë qeveritarë, disa parti politike, biznese të lidhura me qeverinë, grupe fetare dhe individë të pakënaqur u bënin presion pronarëve të mediave, redaktorëve individualë dhe reporterëve që të mos publikonin histori ose materiale të caktuara. Disa gazetarë janë përmbajtur nga raportimi kritik investigativ për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike apo sigurinë e punës, sipas raportit të DASH.

Gazetarët, sipas raportit merrnin herë pas here oferta për përfitime financiare në këmbim të raportimit pozitiv ose të braktisjes së një hetimi.

Megjithatë, aty potencohet se nuk pati raportime për censurë të drejtpërdrejtë të mediave të shkruara ose transmetuese, megjithëse gazetarët pretenduan se presioni nga politikanët dhe grupet e organizuara kriminale shpesh rezultonte në autocensurë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.