RCCOLA

Dardhat po vijnë, dhuratë nga Zoti

/ 2 minuta lexim

Dardhat para së gjithash janë të mbushura me nutriente dhe vlera ushqyese. Po ashtu janë burim për fibra, përmbajnë vitamina A, B1, B2, C, E , acid folik

ZEMRA

Dardhat janë të shëndetshme për zemër, e sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve. Vetëm një dardhë në ditë mund t’ju mbrojë nga sulmi në zemër apo edhe në tru. Dardhat janë të pasura me fibra, të cilat ndikojnë që të kemi një zemër të shëndetshme, por gjithashtu e mban nën kontroll shtypjen e gjakut dhe e normalizon nivelin e kolesterolit në zemër.

Lexoni edhe:
Mihrija dhe Bajrami publikojnë këngën ‘Nuk të lë për dikë tjetër’

Uji Dea

DIABETI

Dardhat ndihmojnë edhe në kontrollin e diabetit, pasi që posedojnë nivel të ulët glikemik dhe në këtë mënyrë e ndalojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo pemë është e hatashme dhe ndikon edhe në rregullimin e peshës trupore, sepse përmban pak kalori, por është e pasur me përbërës ushqyes, të cilët përshpejtojnë procesin e humbjes në peshë dhe e simulojnë sistemin imun.

KANCERI

Dardhat janë pema ideale që ndikon në parandalimin e kancerit. Shkaku i përqendrimit të nivelit të lartë të fibrave dardhat parandalojnë formimin e llojeve të ndryshme të kacereve.