UBT

Dardha mbron zemrën dhe forcon eshtrat

/ 2 minuta lexim

Dardha është njëra ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën.

Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës, si dhe vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut.

Pikërisht për këtë arsye mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocione të forta, përcjell “Zëri”.

Po ashtu dardha ul nivelin e kolesterolit në gjak. Dardhat njihen edhe për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.

Ato ulin sasinë e yndyrave në gjak, ndihmojnë në tretjen e ushqimit, si dhe luftojnë infeksionet e ndryshme.ë

Fundamenti

Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit.

Por fruta jeshile ka dhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolesterolit në gjak.

Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu kundër osteoporozës.

Kjo frutë është e dobishme dhe për trurin, prandaj mos hezitoni, por përfshijeni këtë frutë në dietën tuaj të përditshme. /ZËRI/