Dardha i bën mirë fytit

Kjo pemë e ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.
Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Dardha para ngrënies ashtu si molla nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj. Ajo është e mirë për fytin, për ata që kanë probleme me zorrët etj.
Po ashtu, të gjithë ata që duan të humbin peshë dhe u nënshtrohet dietave të ndryshme duhet të konsumojnë edhe dardha, pasi fibrat që gjenden në të ndihmojnë shumë në këtë drejtim. Nëse mbani dietë, preferohet që të konsumohet një dardhë në mëngjes dhe një në mbrëmje./zeri/