Hidromorava

Dardha e egër – ilaç i mrekullueshëm!

/ 1 minutë lexim

Gjethet e reja të dardhës së egër përmbajnë glikozidin arbutozid, i cili dezinfekton organet e urinës dhe shkrinë gurët dhe rërën, si në veshka, po ashtu edhe në fshikë të urinës.

Çaji nga gjethet e dardhës së egër mund të përdoret edhe kundër urinimit të fëmijëve në shtrat gjatë natës (enuresis nocturna), ai është efikas kundër bacileve në urinë. Gjethet e dardhës së egër janë efikase edhe kundër diabetit.

PËRGATITJA E ÇAJIT NGA GJETHET

Uji Dea

3 lugë gjethe të thata dhe të imtësuara të përvëlohen me 750 ml ujë të valë, të mbulohen dhe, pas 30 minutave, të kullohen. Brenda ditës duhet të pihen 3 herë nga 250 ml të çajit të ngrohtë, pa sheqer, midis shujtave.

PËRGATITJA E ÇAJIT NGA PEMËT

Dardhët e egra grihen imtë, lihen të thahen në ajër, përvëlohen me ujë dhe pihet çaji. Dardhat e egra janë të dobishme edhe te hiperfunksioni i gjëndrës tiroide.