United Hospital

Dardha dhe dobite e saj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dardha, ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese.

Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”. Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Për personat që vuajnë nga probleme të sistemit urinar, rekomandohet të konsumojnë 2-3 gota lëng dardhe në ditë.

Aftësitë mjekuese të dardhës:

1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

ARKATANA

3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.

4. Luan rol në uljen e kolisterolit në gjak.

5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.

7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.