“Dardania” mbështetë fuqishëm PDK-në dhe kandidatët e saj për deputet

Gjilan – Ne u angazhuam shumë vite bashkë, dhe do të angazhohemi gjithmonë bashkërisht që të qojmë misionin e ri. Ne jemi të kënaqur me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës , por nuk do të jemi edhe më të kënaqur pa misionin e ri, i cili na mundëson vende të reja të punës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Me kryeministrin e tashëm dhe të ardhshëm zoti Hasahim Thaçi është e mundur gjithçka ka thënë Qemajl Mustafa.
Sami Hoxha tha se Kosova ka nevojë për Misionin e ri, e sidomos ka nevojë për liderin tonë që përçon mesazhin e shpresës për qytetarët e Kosovës. Para nesh kemi një ekip të dëshmuar që dinë me qeverisë me vendin dhe që dinë të jenë zëri jonë i Anamoravës në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Labinotë Demi përshëndeti të pranishmit duke thënë se ne jemi pesë kandidatët më të dëshmuar të kësaj ane, koalicioni më i mirë i mundshëm, misioni i përbashkët për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Nafie Gash u shpreh se unë ndjehem shumë mirë që jam pjesë e kësaj liste zgjedhore, listë e cila ka vlera dhe është ndër më të mirat nga listat tjera.
Qemajl Mustafa tha se jam para një lagje të vyeshme, shumë punëtore. “Ne u angazhuam shumë vite bashkë, dhe do të angazhohemi gjithmonë bashkërisht që të qojmë misionin e ri. Ne jemi të kënaqur me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës , por nuk do të jemi edhe më të kënaqur pa misionin e ri, i cili na mundëson vende të reja të punës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Me kryeministrin e tashëm dhe të ardhshëm zoti Hasahim Thaçi është e mundur gjithçka”.
Salije Mustafa u shpreh duke falënderuar të pranishmit për angazhimin që po e bëjnë për misionin e ri, “Mision i zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve. Femra zë vend të rëndësishëm në projektin e madhë të misionit të ri. 10 milion euro për çdo vit do të ndahen për gruan, gruan tonë të sakrificës dhe për avancimin e saj”.
Florina Zymberi tha se ndjehem shumë e lumtur që po e ndani kohën me ne, dhe ju ftoj që të votoni misionin e ri, mision i cili është i rëndësisë së veçantë për Kosovën. PDK gjithmonë i ka sjellë vetëm të mira Kosovës dhe qytetarëve të saj”.
Sabedin Kadriu tha se ne çdo ditë po e madhështojmë fitoren e PDK-së në nivel të Kosovës. Fitorja e PDK-së është e padiskutueshme edhe në Gjilan. Fondi për bujqësi me misionin e ri është 500.000 euro i cili do të ndihmoj bujqësinë e Gjilanit dhe Kosovës./rajonipress/