UBT

Dardania II konfirmon se qindra veprimtarë e aktivistë të LDK-së po punojnë në terren për ta bërë fitoren historike të Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Hazri, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, artistja e njohur kosovare Mika Bajrami – Haziri, së bashku me kandidatët për Asamble nga radhët e LDK-së, Fatmir Hoxha, Fitim Sylejmani e Kadime Berisha, kanë marrë përkrahje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 17 tetorit nga banorët e lagjes Dardania II.

Takimin në formatin e bashkëbisedimit e ka hapur kryetari i nëndegës së LDK-së atje, Florim Maloku, i cili ka konfirmuar angazhimin e qindra veprimtarëve dhe aktivistëve të partisë në terren për ta bërë fitoren historike të Lutfi Hazirit dhe listës së Lidhjes së Ibrahim Rugovës.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Dardania II është lagje e rezistencës në një kohë të pakohë dhe mbështetja e madhe e tyre e bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë.

“Dardania II është lagje e rezistencës, e cila ka qenë streha jonë në një kohë të pakohë. Saherë që jemi ballafaquar me probleme, këtu kemi qenë të sigurt. Kemi ndërtuar një ekip të madh, i cili e ruan vizionin për zhvillim të Gjilanit dhe unë jam krenar me ta. Së bashku do ta implementojmë programin e familjes që është arsimi, shëndetësia e infrastruktura. Besimi i Dardanisë më bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë. Me besim në Zot, Familje e Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka deklaruar Haziri.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, tha se pas takimeve të qershorit kanë ardhur në përfundim se është i vetmi Lutfi Haziri që mund ta bëjë fitoren e madhe të LDK-së.

KKVITI

“Kryetari Haziri edhe kësaj radhe do të na mësojë se si fitohet me të paren”, ka thënë Ismajli.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, deputetja Valentina Bunjaku – Rexhepi.

#LDKGjilan #LDK160

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)