Mobi Casa

“Dardanët”, U19 kualifikohen në “Elite Round”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Djemtë e Kosovës U19 kanë arritur të kualifikohen në ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, pasi tubuan pesë pikë dhe përfunduan në vendin e dytë.


Në ndeshjen e fundit në kuadër të grupit të 7-të Dardanët U19 barazuan ndaj Kombëtares së Maltës, me rezultat 2:2.

Në pjesën e parë ndonëse Dardanët u gjenden në disavantash pas golit të Mathias Fenech në minutën e 6-të, në vazhdim mbizotëruan dhe krijuan disa raste shënimi.
Shifrat u barazuan në minutën e 39-të, kur Barabara i Maltës ndërhyri brenda zonës ndaj Gashjanit dhe gjyqtari grek Fotias tregoi në pikë e bardhë.

UBT

I saktë nga 11-metërshi ishte Eliot Bujupi. Sulmet e Dardanëve ishin të pareshtura drejt portës malteze dhe si rrjedhojë në minutën e 42-të Gerbovci e kaloi Kosovën në epërsi në 2:1, me të cilin rezultat u përmbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Dardanët luftuan për ta shtuar epërsinë por nga dëshira e madhe nuk ishin konkretë para portës malteze.
Në minutën e 82-të ndërhyrjen e Shahinit ndaj Tumes gjyqtari e akordoi në penallti, nga ku Caruana barazoi në 2:2, me të cilin rezultat u mbyll ndeshja e fundit e këtij turneu kualifikues.

Pas ndeshjes përzgjedhësi Adil Maliqi u shpreh i lumtur për kualifikimin tutje. “Uroj ekipin për kualifikim, pasi në këtë turne treguan dhe dëshmuan cilësi. Ky grup i futbollistëve meriton shumë. Madje ata e kanë merituar edhe sot fitoren, duke u bazuar në angazhimin e tyre dhe në lojë. Por, duhet të punojmë edhe më shumë tutje e të përgatitemi për sfidat e radhës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.