ARKATANA

Dardanët nisin përgatitjet për miqësoren me Jordaninë dhe kualifikuesen me Greqinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sonte në mbrëmje përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të këtij viti.

Dardanët, të mërkurën, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luajnë miqësore me Jordaninë, derisa katër ditë më pas do të luajnë kundër Greqisë në Athinë, ndeshje e cila do ta përmbyllë ciklin e kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Kosova drejtohet nga trajneri slloven, Primozh Gliha, të cilit para stërvitjes së sotme presidenti Ademi i ka uruar punë të mbarë dhe suksese në dy këto dy ndeshje.

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm 18 futbollistë, teksa Arijanet Muriç dhe Amir Rrahmani, do t’i bashkohen ekipit nga stërvitja e nesërme.

United Hospital

Ndërkaq, në këtë grumbullim mungon Elbasan Rashani për shkak të lëndimit, derisa Lirim Kastrati i Legias dhe Bersant Celina i Ipswichit janë liruar nga ky grumbullim me kërkesën e tyre.

Në dyshim është edhe ardhja e Zymer Bytyqit, i cili ende është duke i kryer ekzaminimet mjekësore në klubin e tij pas lëndimit të pësuar në fundjavë.

Seanca e sotme nisi me vrapime dhe ushtrime të lehta fizike, teksa më pas përzgjedhësi Gliha punoi më shumë në aspektin taktik, duke ua shpjeguar futbollistëve filozofinë e tij dhe atë çfarë synon nga ekipi në këto dy përballje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.