Dardanët e Gjilanit e kanë mbështetjen e qytetarit

Gjilan – Nexhat Daci ka thënë se LDD si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal ka qenë e zhgënjyer edhe nga partneri lokal në Gjilan. LDD-ja e kësaj komune nuk e ka merituar një sjellje të papërgjegjshme të AAK-së së Gjilanit, e raste të tilla me të, ka ndodhur edhe në komuna tjera ku AAK është në bashkëqeverisje.
Daci tha se pas vitit 2006 e këndej autoriteti ndërkombëtar dhe vendor ka qenë në rënie të vazhdueshme, ndërsa asnjëherë më parë, e në veçanti pas pavarësisë e këndej, nuk kanë qenë në pikën më të ulët të besimit, si në sy të miqve ndërkombëtarë ashtu edhe te vet qytetarët.
“Të bashkuar mund të ndërrohet kjo qeverisje e keqe dhe të ofrohet për qytetarinë një qeveri e re e cila do ta kthejë dinjitetin e qytetarëve”. Kështu është shprehur të premten në Gjilan gjatë Nexhat Daci në një takim me strukturat e këtij subjekti politik.
Daci ka thënë se LDD si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal ka qenë e zhgënjyer edhe nga partneri lokal në Gjilan. “LDD-ja e kësaj komune nuk e ka merituar një sjellje të papërgjegjshme të AAK-së së Gjilanit, e raste të tilla me të, ka ndodhur edhe në komuna tjera ku AAK është në bashkëqeverisje”.
Edhe, Jashar Ramadani kryetar i LDD-së në Gjilan tha se ndonëse nuk fituan në zgjedhjet e fundit lokale nuk mund të vlerësohen as humbës, sepse kanë luajtur pastër dhe se nuk është në natyrën e këtij subjekti, për të shkel mbi parimet në të cilat funksionon, ndonëse kjo i ka kushtuar.
Ai tha se karakteri dhe brendësia e qenies në LDD, i dallon nga të tjerët dhe këtë e dinë dhe e vlerësojnë edhe qytetarët.
Ai tha se nuk e shesin dinjitetin asnjëherë ndërsa kanë treguar përherë se kur është interesi i qytetarit, dinë të bashkërendojnë aktivitetet edhe me subjektet tjera. Edhe ai ka thënë se është duke u punuar për zgjedhje nacionale dhe dardanët e Gjilanit e kanë mbështetjen e qytetarit./rajonipress/