Eko Higjiena

“Dardanët” e futsallit të gatshëm të përballen me “tulipanët” e Holandës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Kosovës në futsall tani e disa ditë me shumë sukses po përgatiten në Palestrën 1 Tetori në Prishtinë për të qenë të gatshëm për sfidën e parë e cila i pret me Holandën në Roterdam ku do të përballen me 18 shtator.

Kjo ndeshje është e vlefshme e Grupit XI-të “Main Round”, për kualifikime për Kampionatin Botëror 2024. Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Arben Simitqiu është i kënaqur me kushtet të cilat ju ka ofru Federata e Futbollit të Kosovës dhe me futbollistët të cila që në këto përgatitje kanë treguar kulturë të lartë sportive.

“Kundërshtari ynë Holanda është një kombëtare shumë e forte. Ne gjatë këtyre ditëve kemi punuar mjaft mire, atmosfera është shumë e mire, synimi ynë në këtë përballje është të dalim me rezultat pozitiv edhe pse do të jetë vështirë, ne kemi synimet tona pa marrë parasysh me cilën kombëtare ballafaqohemi, por unë kam besim tek futbollistët e mi dhe e njohim kundërshtarin pasi jemi takuar dy herë në ndeshje miqësore, ku kemi një barazim dhe një humbje”, bën të ditur përzgjedhësi Simitqiu.

FITORJA

Në radhët e futbollistëve mbretëron një atmosferë shumë e mirë në kampin e “Dardanëve”, ndërsa njëri ndër futbollistët që po bën karrierë në shtetin Helvetik të Zvicrës, Meriton Salihu, shpreson se me shokët e tij do t’ja arrijnë qëllimin.

“Gjatë këtyre ditëve kemi stërvitur me intensitet të lartë nën drejtimin e trajnerit, jemi të përgatitur mirë poashtu atmosfera është në nivelin e kënaqshëm, poashtu edhe kushtet. Ne e dimë forcën e Holandës por me gjithë bashkëlojtarët e mi do të japim atomin e fundit për ta mposhtur Holandën e për ta bërë popullin Kosovar krenar”./rajonipess/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.