Dardanapress organizon kampanjën vetëdijësuese kundër pirjes se duhanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – OJQ – Dardanapress, në kuadër të projektit “ Ti mbrojmë të rinjtë nga ajri me tym duhani”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, departamenti i Rinisë, ka organizuar kampanjën vetëdijesuese kundër pirjes së duhanit në qendrën e qytetit.

Qëllimi projektit është nxitja e të rinjve në parandalimin e përdorimit te duhanit përmes informimit të qytetarëve për pasojat negative të përdorimit te duhanit, si dhe të grumbullohen të dhëna lidhur me zbatimin e ligjit për kontrollin e përdorimit të duhanit në nivel komunal, të cilat do të shërbejnë si dëshmi për avokim në fuqizimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit kundër duhanit.

Mobi Casa

Vullnetarët, nxënësit e Shkollës “Fan Noli” se bashku me stafin e OJq-Dardanapress në qendër te qytetin kanë organizua “kampanjën e kompensimit të cigares (një cigare e shuar, për një bombonë/fruta sezonale)me qëllim për vetedisjeimin e të rinjve kundër pirjes së duhanit, duke shpërnda fletushka,broshura, material edukativ./rajonipress/