“Dardana” e Kamenicës ia dorëzon kupën Shaip Surdullit

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli dhe drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Faton Krasniqi, kanë pritur ekipin e K.F “Dardana U 13”, të cilët ishin fitues të turnirit mbarëkombëtar në Durrës, për grupmoshat U13.
Me këte rast Kryetari Surdulli dhe drejtori Krasniqi, u kanë uruar lojtarëve dhe trajnerëve suksese për turnirin e fituar.
Nga ana e ekipit, kupa iu dorëzua Kryetarit të komunës së Kamenicës, Shaip Surdullit./rajonipress/