Eko Higjiena

Dardana anëtar i ri i Ligës së Parë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Skuadra Dardanës nga Dardana në ndeshjen e barazhit e cila u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me plot meritë ka mposhtur rivalin e përbetuar Bashkimin e Koretinit në aktin final të ndeshjes së barazhit me rezultat 3-0.

Bashkimi nuk arriti ta ruaj statusin e anëtarit të Ligës së Parë, ata sot hasën në një kundërshtar tejet të fort të cilat gjatë 90 minutave asnjëherë nuk arritën ta rrezikojnë seriozisht portën e portierit Arianit Behramit të Dardanës.

Heroi i këtij ballafaqimi tejet të rëndësishme ishte sulmuesi Adonis Dodolli i cili qysh në pjesën e parë e detyroi portierin e Bashkimit, Donat Mehmetin të kapitulloi.

Mobi Casa

Ndeshja për 15 minuta u ndërpre në pjesën e parë pasiqë binte shi i dendur me kokrrizë ndërsa edhe futbollistët e patën mjaft vështirë gjatë tërë ndeshjes ta kontrollonin topin për shkak se fusha e blertë ishte mbuluar me ujë.

8 minuta para përfundimit të kësaj ndeshje Nazif Mulaku vulos gjithçka në këtë ballafaqim duke e dërguar skuadrën e Bashkimit në Ligën e Dytë ndërsa nga edicioni i ardhshëm Dardana do të jetë pjesë e Ligës së Parë.

Ndërsa me tu kthyer futbollistët e Dardanës në qytetin e tyre është paraparë në sheshin e qytetit festë nga simpatizuesit e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.