Fundamenti

Dardan Sejdiu: AAK-PSD do jetë koalicioni fitues, Haradinaj kryeministër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i PSD-së Dardan Sejdiu, ka deklaruar se koalicioni AAK-PSD do të jetë koalicioni fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe se Haradinaj do të jetë kryeministër.

Ai ka thënë se e tërë përpjekja e PSD-së dhe AAK-së është që PDK-në ta lënë në opozitë.

“Ne do jemi koalicioni fitues dhe Haradinaj do të jetë kryeministër. Ne kemi shkrirë dhe bashkuar shtabet zgjedhore dhe puna po shkon mrekullisht mirë. Me z.Ahmeti dhe z.Haradinaj po punojmë ngushtë dhe do e shihni se do të dalim fitues. Përpjekjet tona janë që PDK-në ta lëmë në opozitë dhe kjo do ndodhi”, tha Sejdiu në Radio 1.

Fundamenti

I pyetur rreth mundësisë së ndonjë bashkëpunimi me LDK-në, Sejdiu ka lënë të hapur një mundësi të tillë pas zgjedhjeve, duke ju referuar deklaratës dhe propozimit të ish-deputetit të AAK-së Gani Dreshaj, i cili tha ditë më parë se me LDK-në mund ta ndajnë pushtetit pas zgjedhjeve me kushtin se cili do dal i pari me votë Osmani apo Haradinaj, le të bëhet kryeministër, për çfarë beson se ky i fundit do del i pari.

“Nuk po e prish fare deklarimin e z.Dreshaj. Ne jemi të sigurt se jemi të parët. Ne po punojmë shumë dhe korrekt”, shtoi Sejdiu.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor.