Dardan Gashi: “Na kryjmë punë” edhe pa poster
Kandidati i AKR’së për deputet, Dardan Gashi e kam mbrojtur vendimin e KQZ’së për të mos lejuar vendosjen e posterëve nëpër rrugët e Kosovës
Gashi ka thënë se posterët janë një metodë primitive dhe se ai bashkë me Pacollin kanë vendosur të mos marrin pjesë në shëmtimin e Kosovës me letra të tilla.
Më poshtë lexojeni të plotë reagimin e Dardan Gashit në Facebook:
Megjithëse PZAP rrëzoi vendimin e drejtë të KQZ-së, që të ndaloj shëmtimin e qyteteve, fshatrave tona me dhjetra-mijëra poster, unë personalisht si kanditat e poashtu edhe presidenti I AKR-së, Behgjet Pacolli, kemi vendosur që nuk do të marrim pjesë në shëmtimin e vendit tonë në këtë proces zgjedhor. Edhe ashtu, posterët janë një metodë primitive dhe përvec dëmit estetik ato dëmtojnë rëndë edhe mjedisin duke pas parasyshë që për prodhimin e tyre duhet prerë mijëra dru, e për menjanimin e bërllogut që e krijojnë, do të duhet javë e muaj të tërë.


