Eko Higjiena

Danielsson: Pa plotësimin e dy kritereve, harrojeni liberalizimin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ritheksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm që ta ndihmoj Kosovën në çdo aspekt të saj, transmeton “Zeri.info”.

Danielsson pati takime me përfaqësuesit e qeverisë, liderët e të gjitha partive kryesore politike, anëtarët e shoqërisë civile dhe shefat e misioneve të BE-së.

Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës, si dhe shprehu nevojën për konsensus në të gjithë spektrin politik për të adresuar sfidat e Kosovës për reforma, në veçanti sa i përket sundimit të ligjit dhe reformave strukturore ekonomike.

“Me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), është vendosur një kornizë gjithëpërfshirëse për marrëdhënie më të ngushta politike dhe ekonomike mes BE-së dhe Kosovës. Takimi i parë i nivelit të lartë nën MSA-në, Këshilli i Stabilizim Asociimit, pritet të ndodhë në javët e ardhshme. Fokusi i autoriteteve të Kosovës tani duhet të jetë në zbatimin e MSA-së dhe në rritjen e përfitimeve të saj politike dhe ekonomike”, është shprehur Danielsson, përcjell “Zeri.info”.

Si rrjedhojë, Christian Danielsson u konsultua me qeverinë, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e bizneseve rreth “Agjendës Evropiane të reformave”, e cila është shpallur nga Kryeministri Mustafa dhe Komisioneri Hahn më 17 Maj 2016. Kjo agjendë do të luaj një rol të rëndësishëm në përcjelljen e implementimit të MSA-së si mjet kryesor i avancimit të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

“Agjenda Evropiane e reformave” paraqet veprime konkrete për përmirësimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, forcimin e konkurrencës dhe klimës së investimeve, dhe për trajtimin e sfidave në fushën e punësimit dhe edukimit.

FITORJA

Drejtori i Përgjithshëm Danielsson ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të BE-së për të çuar përpara reformat e Kosovës të cilat janë të lidhura me BE-në.

“BE-ja do të vazhdojë të jep mbështetjen e plotë politike dhe financiare për Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes, duke ndërtuar një administratë publike transparente, si dhe duke mbështetur zhvillimin e saj ekonomik dhe konkurrencën.

BE-ja, për shembull, ka ndarë 25 milionë Euro për reformën e administratës publike të Kosovës për vitin 2016. Por, parakushtet duhet të përmbushen. Një kornizë e qëndrueshme makroekonomike është një nga parakushtet për mbështetjen e buxhetit të planifikuar të BE-së për të reformuar administratën publike të Kosovës. BE-ja është duke ofruar mbi 600 milionë Euro për periudhën 2014-2020 në ndihmë për të forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen, si dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën në Kosovë”, ka deklaruar Danielsson, përcjell “Zeri.info” .

Progresi i Kosovës drejt liberalizimit të vizave u diskutua në të gjitha takimet e Drejtorit të Përgjithshëm.

Ai theksoi vetëdijen e plotë të Komisionit Evropian për rëndësinë e këtij procesi për Kosovën.

“Përmbushja e 93 prej 95 kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të saj ka çuar në një propozim formal nga ana e Komisionit, më 4 maj 2016 për një vendim të Këshillit dhe Parlamentit Evropian për të transferuar Kosovën në listën e shteteve pa viza Shengen, në kuptimin që, nga dita e miratimit të këtij propozimi, Kosova do të ketë përmbushur dy kërkesa të mbetura: të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të forcojë të dhënat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në reformat që lidhen me BE-në dhe në avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, deklaroi Danielsson./Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.