Mobi Casa

Daniel Serwer i reagon kryeministres serbe: Nuk keni të drejtë të paguani njerëz për të destabilizuar Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit në një postim në Twitter kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.

Serwer iu drejtua Brnabiqit duke i thënë se “askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të kryejë sulme”.

“E dashura Ana Brnabiq, askush nuk e vë në dyshim të drejtën e serbëve të Kosovës për të protestuar paqësisht, por nuk është asnjë e drejtë për të bllokuar rrugë, sulmuar policinë dhe për të rrezikuar sigurinë publike. Dhe, nuk keni të drejtë si Kryeministre e Serbisë të fusni njerëz në listë pagesash për ta destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar Serwer.

Dear @anabrnabic: no one doubts the right of Serbs in Kosovo to protest peacefully, but there is no right to block roads, attack police, and imperil public safety. And there is no right as PM of Serbia to use people on your state’s payroll to destabilize a neighboring state. https://t.co/EwoMnjhNk2

FITORJA

— peacefare.net (@DanielSerwer) December 25, 2022

Kryeministrja e Serbisë kishte reaguar ndaj deklaratës së diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger, i cili kishte thënë se është i shqetësuar me tensionet dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë rol vendimtar dhe urgjent, ndërkohë që ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj si Kosova do të bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.

Reklama
E Brnabiq kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.

“I dashur @ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Lutjet e tyre: 1) Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit (nënshkruar në 2013!); 2) sundimi bazë i ligjit (të mos arrestohen sipas dëshirës dhe të mbahen peng pa pasur as kontakt me familjet e tyre). Shumë për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”, kishte shkruar ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.