Daniel Serveri: Kosova, storie suksesi

Eksperti i Çështjeve Ndërkombëtare, Daniel Server, ka theksuar se Republika e Kosovës është në rrugë të mbarë dhe storie e suksesit për komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të fundit në vend.
Kështu ka deklaruar Server gjatë takimit në Uashington me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, i cili gjendet në një zyrtare në SHBA.
Serveri ka vlerësuar se duhet të vazhdohet të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka falënderuar Serverin për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Kosovës para dhe pas pavarësisë.
Serveri dhe Veseli kanë biseduar edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit, duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)