Eko Higjiena

Daniel Bernard mbajti ligjëratë tematike për studentët e UBT-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Eksperti dhe ligjëruesi në fushën e gazetarisë, profesori Daniel Bernard, ka mbajtur një ligjëratë tematike në UBT, më temë: “Një qasje gjithëpërfshirëse për mediat lokale dhe kombëtare”.

Ligjërata është rezultat i bashkëpunimit të UBT-së me Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare, ndërsa mblodhi profesorët dhe studentët e Medias e Komunikimit në UBT.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bashkëpunimin me shoqatën në fjalë e vlerësoi si një hap drejt krijimit të një ure lidhëse e bashkëpunimi midis shqiptarëve dhe francezëve, teksa falënderoi profesorin Bernard për ligjëratën dhe ndarjen e përvojave me studentët. Falënderoi edhe presidentin e Shoqatës Franko-Shqiptare, Tahir Shabanin për kontributin e tij në fushën e diplomacisë dhe promovimit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

“Kjo shoqatë ka ndikuar dhe ndihmuar Kosovën në mënyrë të vazhdueshme, në promovimin e vlerave kosovare dhe lidhjes me shtetet evropiane”, theksoi Hajrizi.

Presidenti i Shoqatës Franko-Shqiptare, Tahir Shabani, ndërkaq, tha se diaspora e Kosovës po punon vazhdimisht në plotësimin e misionit diplomatik e kulturor, teksa i inkurajoi studentët për të punuar, në drejtim të fuqizimit të Kosovës.
“Studentët tanë janë thesari dhe e ardhmja e Kosovës, prandaj pa punën dhe ndihmën tuaj, vështirë se mund të përmbushet misioni ynë”, shtoi Tahiri.

HW

Profesori i gazetarisë, Daniel Bernard, duke e falënderuar UBT-në për mundësinë e ofruar, tha se gazetaria është profesion me shumë përgjegjësi dhe sfida. Ai këshilloi studentët e gazetarisë për ta ushtruar këtë profesion në mënyrën më të mirë të mundshme.

”Gazetaria është profesion i vështirë, por duhet të bëhet me seriozitet, kualitet dhe sinqeriteti”, tha ai. Më pas njoftoi studentët për historikun e zhvillimit të mediave lokale e ndërkombëtare në Zvicër, pengesat në përgatitjen, incizimin dhe publikimin e teksteve, politikat dhe marketingun e mediave, ndikimin e zhvillimit teknologjik në punën e mediave vizuale etj.

Profesori Bernard tha se gjeneratat e reja duhet të jenë në gjendje ta marrin në duar të ardhmen e këtij profesioni.
“Gjenerata juaj po e përgatit të ardhmen e televizioneve dhe të gazetarisë, në përgjithësi”, theksoi profesori, teksa shtoi se teknologjia po i zvogëlon pengesat e funksionimit dhe të mbarëvajtje së punës së mediave. Ligjërata e profesorit Daniel Bernard, përfundoi me një debat me profesorët dhe studentët pjesëmarrës.

Në fund të ligjëratës së profesorit, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.