Danica Drashkoviq: Jemi fajtorë, kemi vrarë, plaçkitë, kemi shkatrru, kemi dhunu

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Me ne nuk mundet kush me fjalë , por vetëm me gjuhën e forcës. Evropa përsëri e ka kuptua dhe na ka dhënë ultimatum. Ose kështu ose kurrsesi , po thonë Angela Merkel dhe partia e saj, që do të thotë e tërë Evropa dhe Amerika, kote ia marojmë qefin vetes se nuk është ashtu. Është dhe do të jetë ashtu, jemi të detyruar t’i plotësojmë të shtatat pikat nga kërkesa për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian, posaçërisht pika e shtatë, e cila është kërkesë e re, e freskët, si plotësim e gjashtë pikave “të njohura”, siç thotë qeveria jonë thotë Danica Drashkoviq, bashkëshortja e Vuk Drashkoviqit.

Pika e shtatë është shtuar ditën e nesërme pas vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Gjermani dhe ai u përpoq për të ndaluar, por nuk mundi.

E pra sigurisht se nuk mundi, iu kemi mërzit gjermanëve dhe britanikëve dhe amerikanëve edhe neve qytetarëve të këtij vendi të mjerë, na u janë bërë të tepërt me këto premtime të kota që dymbëdhjetë vjet pas Millosheviqit , të cilin kanë qenë të detyruar ta bombardojnë për ta ndërprerë teorinë ndaj Shqiptarëve në Kosovë, dhe ashtu, me forcë, të ndërprenë vrasjet dhe depërtimet, deri sa u detyrua të nënshkruaj kapitullimin.

Pas tij Gjingjiqin, Koshtunicën, Tadiçin, nuk i kanë bombarduar për ta zgjidhur nyjën e Kosovës, edhe pse ata të gjithë kanë vazhduar politikën e Millosheviqit dhe kanë marrë vendime, të cilat kishte me i marrë edhe vet Millosheviqi po të kishte mbetur në pushtet.

Danica Drashkoviq i drejtohet qeverisë serbe : “Mjaft kemi pas urrejtje, nënshkruani marrëveshje me shqiptarët se jeni fqinjë, njerëz,se do të bashkëpunoni në ekonomi e politikë në mënyrë civilizuese, në paqe. Nuk shoh ndonjë problem me këtë kërkesë për Serbinë”, transmetojnë mediat serbe.

Si mund të mohojmë gjenocidin në Srebrenicë, kur Qeveria e Republikës Serbe në mbledhjen e vet ka miratuar dhe certifikuar listën prej 7.800 myslimanëve në Srebrenicë të vrarë me emër dhe mbiemër dhe mme këtë ka pranuar krimin si vepër e padiskutueshme e ushtrisë dhe politikës së saj .

Mobi Casa

Në pyetjen se a duhet larguar strukturat paralele të qeverisë serbe nga veriu i Kosovës, ajo tha : Sigurisht se duhet , edhe duhet të tërhiqen menjëherë, për këtë janë të detyruar me Rezolutën 1244, në të cilën për çdo ditë betohen, ne kërkojmë që të respektohet nga të tjerët ndërsa ne jo.

Sipas Rezolutës kemi qenë të detyruar brenda pak ditësh nga tërë Kosova të tërhiqet pushteti i Serbisë, ushtria dhe policia, gjykatat dhe qeveritë lokale, dhe këtë ne nuk e kemi bërë. Në veri të Kosovës zgjidhen qeveritë lokale paralele me mbi një mijë anëtarë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë, me detyra të veçanta për të djegur Jarinjën , të krijojnë barrikada, së bashku me kriminelët të kontrabandojnë mallra, naftë, ushqim dhe gjësende tjera.

Mandej Danica Drashkoviq vazhdon: të organizojnë veprime terroriste që të frikësojnë, plagosin dhe vrasin serbët në Kosovë, në mënyrë që të provokojnë konflikt me shqiptarët, për të bërë të pamundur vendosjen e paqes.

Se a do t’i pranojë këto kërkesa qeveria e re e Serbisë varet nga ajo nëse do të kemi sot një DeGoll serb. Unë dyshoj se do të kemi sepse kjo kërkon guxim të madh, patriotizëm të vërtetë dhe largpamësi politike, të cilat i kishte De Golli, por unë nuk besoj se ka aktualisht ndonjë politikan të tillë serb.

Kur më kam pyetur miqtë e mi në situata të ngjashme, gjatë gjithë këtyre viteve, çfarë do të bëhet , unë gjithmonë u kam thënë atyre që të imagjinojmë se cila është zgjidhja më e keqe për popullin dhe vendit , ajo do të jetë.

Dhe gjithmonë ishte ajo zgjidhje . Tani është vendimi më i keq i mundur, të mos pranuarit dhe mos përmbushja e kërkesave të Evropës, sepse kjo është shkatërrim i përgjithshëm dhe s`ka rrugëdalje tjetër për Serbinë . Pra, kështu do të jetë, përmbyllë Danica Drashkoviq, bashkëshortja e Vuk Drashkoviqit./Ismet Azizi/