Fundamenti

Dani: Muzika shqiptare është degjeneruar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ramadan Krasniqi – Dani po vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Ai ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “The Weekend”, ku ka folur për karrierën e gjatë dhe jo vetëm.

Ylli nga Peja ka dhënë mendimin e tij se përse këngëtarët shqiptarë nuk mund të quhen me plot gojën artistë.

“A e di pse nuk jemi artistë? Duhet të kemi bagazh shumë, shumë të madh për me i thënë vetit artistë. Mandej, ka degjeneruar kënga shqipe, muzika te na bre. A po jemi të vetëdijshëm kur po i shohim ato tekste?”, u shpreh ai.

GRANDEMALL

Tutje ka dhënë edhe një mesazh motivues për këngëtarët e rinj: “Bëhuni më të thjesht, rrini për toke”.

I njëjti tutje thotë se është i plotësuar sa i përket anës personale, duke shtuar se jetën që e ka jetuar nuk do ta ndryshonte asnjëherë.

“Jam i plotësuar. Jam më i lumturi dhe më i pasuri në botë që ma ka jep i madhi Zot një familje të shëndoshë, çikat, djalin, mbesat e nipat. Dhe kjo është pasuria ime më e madhe”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.