Dallimi mes infeksioneve bakteriale dhe atyre virale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Siç edhe mund te mendoni, infeksionet bakteriale shkaktohen nga bakteria dhe infeksionet virale shkaktohen nga viruset. Ndoshta, ndarja kryesore mes bakterieve dhe viruseve është se antibiotikët zakonisht e mbysin bakterien, por, nuk janë efektivë kundër viruseve.

Bakteria

Bakteriet janë mikroorganizma një-qelizorë që shfaqen në ambiente të ndryshme. Disa lloje jetojnë në vende ekstrem të ftohta apo të ngrohta. Disa të tjera gjejnë vend në zorrët e njerëzve, ku ndihmojnë apo pengojne në tretjen e ushqimit. Shumica e bakterieve nuk shkaktojnë dëme për njerëzit mirëpo gjithmonë ka përjashtime.

Disa infeksione të shkaktuara nga bakteriet janë:

Dhimbje dhe infektim i fytit

Infeksionet e traktit urinar etj.

Përdorimi i antibiotikëve të pa përshtatshëm ka ndihmuar në rritjen e resistencës së bakteries në trajtimet me lloje të ndryshme të antibiotikëve.

Trajtimet e infeksioneve bakteriale

Fundamenti

Mjekët zakonisht i trajtojnë infeksionet bakteriale me antibiotikë. Ato i mbysin bakteriet apo e ndalojnë shumimin e tyre. Por, për shkak se resistenca ndaj antibiotikëve është problem në rritje, antibiotikët mund të shkruhen vetëm për infeksionet serioze bakteriale.

Viruset

Viruset janë edhe më të vogla se bakteria dhe për tu shumuar kanë nevojë për ambiente që jetojnë, si njerëzit, bimët apo kafshët. Në të kundërtën nuk mund të mbijetojnë. Kur një virus hyn në trupin tuaj, pushton disa nga qelizat tuaja dhe merr

Sëmundjet që shkaktohen nga viruset janë:

Lija e ujit,

Ftohjet e zakonshme etj.

Trajtimet e infeksioneve virale

Menaxhimi i simptomave si psh. Konsumimi i mjaltës dhe lëngjeve të ngrohta si supa e pulës për hidratim oralPërdorimi i paracetamolit për të ulur temperaturënPërdorimi i barërave antivirale për të stopuar riprodhimin e virusitParandalimi i infeksioneve virale me anë të vaksinimit.Në disa raste, mund të jetë e vështirë të përcaktohet nëse ështe bakterie apo virus ajo që po i shkakton simptomat tuaja. Shumë sëmundje si- pneumonia, meningiti dhe diarrea mund të shkaktohen nga tipe tjera të mikrobeve.