HW

Dallaveret e Rektoratit me pranimin e asistentëve në UP

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rozafa Koliqit nuk i ka mjaftuar përfundimi i specializimit e as doktorata që të zgjidhet asistente në Fakultetin e Mjekësisë përderisa në vend të saj Rektorati i UP-së ka zgjedhur një specializant, duke e shkelur edhe Statutin e vet, shkruan sot Gazeta “Zëri

Rozafa Koliqi, specialiste e vetme në Kosovë për farmaci klinike, nuk është zgjedhur asistente në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pavarësisht se recensioni i ishte vlerësuar pozitivisht, kishte vendimin pozitiv dhe votat unanime të Këshillit të Fakultetit.

Koliqi, e cila ka doktoruar në Universitetin e Shkupit “Kirili dhe Metodi”, ka konkurruar për t’u zgjedhur asistente në lëndën Farmaci Klinike me Farmakoterapi dhe Farmakognozi, pasi nuk është pranuar asistente e rregullt është detyruar të largohet nga UP-ja.

Ndërsa në vend të saj si asistent për Farmaci Klinike me Farmakoterapi dhe Farmakognozi është pranuar një specializant.

HW

Në rastin e Rozafës është shkelur me “dy këmbë” Statuti i UP-së, bashkë me konkursin e shpallur nga ky Universitet në vitin 2015, kur ajo ka konkurruar, shkruan sot “Zëri”.

As punimet shkencore me impakt-faktor nuk janë marrë parasysh në rastin e kësaj kandidateje për asistente, ndonëse Komisioni Recensues dhe Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë i kishin propozuar Senatit që si asistente në lëndën Farmaci Klinike me Farmakoterapi dhe Farmakognozi të përzgjidhet kandidatja Rozafa Koliqi.

Por, në Senatin e UP-së votohet kundër propozimit të Fakultetit për ta pranuar Koliqin. Kjo shkelje e Statutit nuk është kthyer pas.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se ndaj këtij votimi të senatorëve në kundërshtim me Statutin nuk ka pasur reagim të rektorit të UP-së, Marian Dema, dhe as nga sekretari i UP-së, Esat Kelmendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.