RCCOLA

Dallaveret e mjekëve me kujdestari

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shumë mjekë të sistemit publik shëndetësor të Kosovës dyshohet që kanë keqpërdorur kujdestaritë. Mënyra se si janë ndarë dhe si janë mbajtur kujdestaritë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitale rajonale e ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që të formojë një komision, i cili do t’i hetojë këto kujdestari.

“Koha Ditore” ka mësuar se dyshimet e para flasin për menaxherë (drejtorë klinikash) që e kanë futur veten në listat e kujdestarive, numër të madh të mjekëve kujdestarë nëpër klinika me kapacitete të vogla të kujdestarive, shumë mjekë kujdestarë të cilët janë paguar e pak të tillë që kanë kujdestaruar.

Mobi Casa

Sipas burimeve të gazetës, ka mjek që në QKUK i ka dalë paga mbi 2 mijë euro falë numrit të madh të kujdestarive që ka mbajtur.

Për keqpërdorimin e kujdestarive dhe futjen e mjekëve në lista pa nevojë në klinikat e QKUK-së ka raportuar disa herë “Koha Ditore”.