ARKATANA

Dallavere me stazhin, vazhdon greva

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Greva në arsim ende mbetet në fuqi. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nuk ka tërhequr grevën si mjet sindikal për shprehjen e pakënaqësisë, përkundrazi ka deklaruar të premten se kjo grevë do të vazhdojë derisa Qeveria nuk përmbush obligimin e saj për pagesën e përvojës së punës.

Në konto të mësimdhënësve janë derdhur mjetet e 0,5-përqindëshit për çdo vit shërbimi me pagën e prillit, por Qeveria ka thyer marrëveshjen sipas SBASHK-ut. Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për “Zërin” se mungojnë për disa vite mjetet e pagesës për përvojën e punës tek një pjesë e mësimdhënësve.

United Hospital

“3-9 vjet iu mungon pagesa e përvojës një pjese të mësimdhënësve. Kjo është paraqitur në shumë komuna dhe kemi angazhuar të gjitha përfaqësitë sindikale nëpër komuna që t’i verifikojnë listat e pagave për secilin mësimdhënës”, ka thënë Jasharaj, sipas të cilit, nuk do të tolerohet të mashtrohen mësimdhënësit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.