GRANDEMALL

Dalja e Britanisë nga BE-ja s’e rrezikon liberalizimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, si dhe paralajmërimi i disa shteteve tjera se do të veprojnë njëjtë, nuk do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës e as në procesin integrues. Sipas Qeverisë së Kosovës dhe ekspertëve të integrimit, liberalizimi do të ndodhë pas plotësimit të kritereve të mbetura.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, meqë kjo nuk do të ndikojë aspak në procesin e liberalizimit të vizave e as në proceset tjera integruese.

Hidromorava

Kështu thonë profesorët e integrimeve evropiane, duke thënë se vetëm frika nga emigrantët mund ta penalizojë Kosovën nga liberalizimi i vizave edhe për qytetarët e saj. As përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës nuk shohin rrezik që dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe paralajmërimi i disa shteteve të tjera se do ta bëjnë të njëjtën gjë do të stopojë procesin integrues që ka nisur Kosova.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka thënë për “Zërin” se ende është herët të flitet për pasojat që do të ketë dalja e Britanisë nga BE-ja, por, siç tha ai, nuk do të ndalen proceset integruese e as liberalizimi i vizave./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.