Fundamenti

Dalin pensionet me rritje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministria e Financave (MF), ka njoftuar se ka bërë ekzekutimin e pensioneve sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve.

Ministria e Financave nepërmjetë një komunikate për shtyp ka njoftuar të gjithë pensionistët se ka bërë ekzekutimin e pensioneve me rritje sipas vendimit të Qeverisë të datës 4 tetor.

“Ekzekutimi i pensioneve me rritje tregon edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj pensionistëve”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Hidromorava

Ndryshe sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pensionistët kontribut pagues pensioni rritet për 40 për qind. 26.45 për qind e rritjes do t’iu paguhet nga janari 2012 ndërsa pjesa tjetër nga janari 2013. Pensionet bazë, do të rriten në vlerë prej 33.3 për qind. 11.1 për qind e rritjes do t’u paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012, kurse lartësia tjetër e rritjes do t’iu paguhet që nga janari 2013.

Edhe pensionet e aftësisë së kufizuar do të rriten në lartësi prej 33.3 për qind. 11.1 për qind e kësaj rritje do t’u paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012, kurse lartësia tjetër e rritjes do t’iu paguhet që nga janari 2013.

Nga kjo rritje e pensioneve do të përfitojnë 164 mijë e 200 pensionistë. 112 mijë përfitues të pensioneve bazë, 35 mijë pensione kontributdhënëse dhe 17 mijë 200 përfitues të pensioneve për aftësi të kufizuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.