UBT

Daku vjen nga stoli dhe ia siguron Osijekut fitoren dramatike me dy golat e parë në kampionatin kroat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mirlind Daku ishte heroi i Osijekut duke ia siguruar një fitore me përmbysje 3:2 ndaj Goricas, me dy golat e tij të parë në kampionatin elitar kroat të dielën.

Kur sulmuesi i Kosovës Daku u fut në lojë në pjesën e dytë dhe ia doli ta barazoi dy herë rezultatin ndaj Goricas, para se Loncar ta shënonte golin e triumfit për Osijekun në Gradski vrt, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte një fitore tejet e rëndësishme për Osijekun, pasi po vinte në këtë takim nga dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit në 1. HNL.

Daku i kishte bërë vetëm tri paraqitje si zëvendësues para këtij takimi por shpërthimi i tij me dy gola të dielën ndaj një rivali si Gorica mund t’ia ndërrojë mendjen trajnerit Nenad Blelica.

FIDANISHTJA

Ish-sulmuesi i Ballkanit në Superligën e Kosovës u fut në lojë në minutën e 67-të, në vend të Mierez.

Më pak se 10 minuta më vonë, ai e barazoi rezultatin në 1:1, para se ta barazonte përsëri rezultatin në minutën e 84-të me një gol me kokë.

Daku tani i ka 3 gola në 6 paraqitje në të gjitha garat për Osijekun, apo në vetëm 126 minuta lojë.

Me këtë fitore, Osijeku ndan kreun e tabelës në kampionatin kroat me Rijekan, me nga 17 pikë secila. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.