ARKATANA

Daku: Projekte nuk mund të realizohen, derisa nuk krijohet bashkëpunimi i ngushtë i trekëndëshit, qeverisje lokale, qytetarë dhe profesionistë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Cilat janë kërkesat dhe prioritetet e para të Omer Dakut, nëse votohet për Kuvendin Komunal.

Gjilan – Nëse kam besimin dhe mbështetjen tuaj për asamblenë komunale, që në seancën e parë të rregullt do të angazhohem për të propozuar 5 kërkesat e para:

  1. Nxjerrjen e vendimit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, sepse ende jemi duke punuar me PZHK të vitit 2008, i cili ishte aprovuar në mandatin tim sa isha Drejtor i Urbanizmit, sepse ky dokument do t’i hap rrugë Hartës Zonale si dhe orientimin e mirëfilltë të zhvillimit të komunës sipas zonave përkatëse.
  2. Nxjerrjen e rekomandimit për zhvillimin e procedurave për rishikimin e rrugëve njëkahëshe në Lagjen DARDANIA, sepse gjendja në të cilën e kemi aktualisht nuk është praktike dhe më shumë krijon tollovi se sa që ndihmon. Mjafton të sillesh një herë në ato rrugë dhe vërehen pengesat. Aty kam edhe propozimet konkrete. Qytetarët që jetojnë aty e kuptojnë më së miri.
  3. Fillimin e inicimit të procedurave për hartimin e strategjisë për TRANSPORT URBAN, sepse për një gjë të tillë kishim bërë shumë punë gjatë viteve 2012- 2013 në kohën sa isha nënkryetar komune, e që isha edhe koordinator i këtij procesi, ku kishim aprovim unanim, por me ndërrimin e qeverisjeve lokale, mbeti diku në sirtarë.
  4. Do të kërkoj që të vendosen kriteret dhe të rregullohet me procedura çështja e mbikëqyrjeve profesionale dhe të hartimit të projekteve me interes publik, sepse pa këto hapa të ndërmarrura, nuk do të kemi planifikim të mirëfilltë, cilësi të punimeve dhe projekte të qëndrueshme.
  5. Inicimin e një pilot projekti për të formuar klasët elite në dy shkolla të mëdha të qytetit. Këtë e shoh si domosdoshmëri të kohës, sepse kemi mjaft nxënës me IQ të lartë (atomistë), por të tillët po shuhen në mungesë të pakujdesisë ndaj tyre. Kjo nuk kërkon kosto, por përkushtim. Për këtë e kam edhe projektin konkret.

Kurse në tremujorin e parë të punës në kuvend, do të kërkoj edhe:

FIDANISHTJA
  1. Nxjerrjen e rregullores për taksa në urbanizëm, e që nuk do të thotë ngritjen e tyre, por harmonizimin konform ligjit dhe udhëzimeve administrative
  2. Do të insistoj që inspektorëve të ndërtimit të iu dalim në ndihmë me rritje të stafit, e që nënkupton riorganizim të këtij sektori, domosdoshmërinë e mbështetjes profesionale në kushte të punës si dhe digjitalizim rreth formës së kërkesave dhe përgjigjeve ku do të kem propozim konkret.
  3. Ngritjen e cilësisë në arsim, ku do të ofroj materialin që unë e kam të përgatitur dhe konsideroj se aplikimi i tyre nga menaxhmenti shkollave do të kishte efekt të dukshëm dhe produktiv tek mësimdhënësit dhe nxënësit.
  4. Kodra e Dëshmorëve ka ende për tu zhvilluar si projekt, prandaj do të kërkoj që projekti i asaj kohe të qeverisjes së PDK sa isha unë drejtor i urbanizmit, të zbatohet në tërësi dhe të finalizohet, sepse si i tillë është shumë i mangët.
  5. Ndërtimi i një salle të sportit tek shkolla “Sadulla Brestovci” do të ishte domosdoshmëri dhe do të kishte efekt jo vetëm për shkollën, por edhe për aktivitete tjera sportive.

Gjithsesi kam shumë e shumë projekte e propozime konkrete zhvillimore, por këto do të adresohen sipas drejtorive përkatëse e sidomos kur drejtorët të sjellin në kuvend planet e tyre të punës.

Por, një gjë duhet kuptuar se projekte të qëndrueshme e profesionale nuk mund të ndodhin derisa nuk krijohet bashkëpunimi i ngushtë i trekëndëshit: qeverisje lokale, qytetarë dhe profesionistë./rajonipress/