Eko Higjiena

Daku: Përfundoi me sukses turneu mbarëkombëtar në basketboll

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Omer Daku, kryetar i KB “Drita” (femra), thekson se ky vikend mund të quhet si vikend i basketbollit për Gjilanin sepse vërtetë, gjithçka që u planifikua, edhe u realizua në tërësi, kurse të gjithë të pranishmit patën rastin të shohin shumë ndeshje interesante basketbollistik

Turneu mbarëkombëtarë i organizuar nga KB”Drita” (femra) në Gjilan përfundoi në mënyrën më të mirë të mundur, ku pjesëmarrës ishin: KB”Drita” nga Gjilani, KB”Vllaznia” nga Shkodra, KB”Shkupi” nga Shkupi dhe KB”Rinia” nga Kumanova.

Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti kryetari i KB” Drita”, z. Omer DAKU, kurse, pas kësaj, hapjen e bëri kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës(FBK), z. Erolld Belegu.

ARKATANA

Sistemi i garave u realizua sipas formës së eliminimit. Ndeshja e parë u zhvillua në mes të KB”Drita” nga Gjilani dhe KB”Rinia” nga Kumanova, ku fitues ishte KB”Drita” , kurse në ndeshjen e dytë u takuan KB”Vllaznia” nga Shkodra dhe KB”Shkupi” nga Shkupi, ku fitues doli KB” Vllaznia”. Për vendin e tretë u takuan KB”Shkupi” dhe KB”Rinia” ku fitues doli KB”Shkupi” kurse në finale u takuan KB”Vllaznia” dhe KB”Drita” ku fitues i turneut doli KB”Vllaznia”.

Në fund të gjitha ekipet u shpërblyen me kupa dhe medalje. Pas kësaj, për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua një darkë e përbashkët nga KB”Drita”. Ky turne u mbështet nga komuna e Gjilanit dhe KEP Trust. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.