Fundamenti

Daku: GLV “Rural +” mbështet fshatin Livoq të Poshtëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Omer Daku, kryetar i Grupit Lokal të Veprimit “Rural+” ka nënshkruar edhe një kontratë për një projekt të ri, të radhës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Sipas Dakut, projekti përkatës ka të bëjë me ndërtimin e një rruge në këtë fshat me një gjatësi prej 450 m’. Punimet e kësaj rruge do të fillojnë sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit dhe e njëjta do të realizohet gjatë këtij viti.

Daku tha për rajonipress se GLV “Rural+” është më i suksesshmi në Kosovë dhe deri më tani ka arritur që të përfitoj 100 % në të gjitha rastet e aplikimit për projekte. Për të gjitha këto Daku falënderon edhe komunën e Gjilanit e cila e ka mbështetur në të gjitha projektet e deri tanishme.

Sipas Dakut, projekti përkatës ka të bëjë me ndërtimin e një rruge në këtë fshat me një gjatësi prej 450 m’. Punimet e kësaj rruge do të fillojnë sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit dhe e njëjta do të realizohet gjatë këtij viti.

FITORJA

Sipas Dakut, shumica e projekteve kanë për qellim zhvillimin rural dhe shumica e projekteve janë realizuar në fshatra të ndryshme të komunës së Gjilanit. Për të gjitha këto, Daku thotë se janë arritur falë bashkëpunimi të të mirë që ka me MBPZHR me të cilën kanë realizuar shumë projekte si: mbështetje me mekanizëm bujqësor, rrethoja për terrene sportive, ndriçim për terrene sportive, rrethoja për shkolla, ndërtime të urës, rrugë etj.

Daku tha se GLV ”Rural+” ka bashkëpunim shumë të mirë edhe me Komisionin Evropian me të cilët realizon projekte konkrete . Si shembull përmendet realizimi i një projekti mjaft të suksesshëm të Komisionit Evropian në vlerë prej 500.000 euro ku GLV “Rural+” ishte partnere në ketë projekt dhe i cili u realizua vitin e kaluar.

Kurse këtë vit është përfituese e drejtpërdrejtë e një projekti nga EURED – komisioni evropian në vlerë prej 300.000 euro dhe që është në implementim të këtij projekti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.