UBT

Daku: Gjilanit do t`i ofrojmë turnirin mbarëkombëtar në basketboll

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Omer Daku, kryetar i KB “Drita”, pretendon se KB “Drita” për femra, e cila garon në superligën e Kosovës, do të jetë me plotë kuptim të fjalës shembull në Kosovë dhe atë jo vetëm me rezultate por edhe në të gjitha aspektet tjera.

Edhe pse ka përfunduar kampionati i rregullt në basketboll, për KB”Drita”(F) nuk ka përfunduar, por po vazhdon me intensitet konstant edhe më tutje, sepse më 04.06.2016 do të organizojë një turnirë mbarëkombëtar, ku përpos Dritës si nikoqire, në këtë turnir do të jenë pjesëmarrëse edhe klubet nga Shkupi, Kumanova dhe Shkodra.

Daku tha se kontaktet janë vërë me të gjitha këto klube dhe se që të gjitha e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Fundamenti

Daku po ashtu flet edhe për gjendjen në klub.”Përkushtimi i bordit, angazhimi i trajnerit Agron Kurtalani së bashku me Afrim Selimin, rikthimi i disa lojtareve si dhe përkushtimi i lojtareve aktuale të cilave çdo ditë po iu bashkohen lojtare të reja, janë disa nga arsyet se ambiciet e KB Drita me të drejtë, për kampionatin vijues, janë shumë më të mëdha. Por, për këtë, sigurishtë se pas përfundimit të këtij turniri mbarëkombëtar, do të diskutohen të gjitha detajet për kampionatin vijues”.

Daku thotë se tani më, Bordi krahas takimeve të rregullta të saj, po ashtu ka realizuar edhe takime me vet lojtaret si dhe prindërit e tyre, në mënyrë që të krijoj një klimë dhe partneritet sa më të mirë mes vete./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.