RCCOLA

Daku: Erdha në krye të AKR-së me vizion për të fituar zgjedhjet lokale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Omer Daku, kryetar i degës se AKR-se i sapo rizgjedhuri nga kuvendi i III-të tha për rajonipress se paraprakisht kësaj gare i kishte hyrë me vizion dhe program të qartë për të arritur sukses të plotë në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në fund të këtij viti.

Omer Daku ndihet më i relaksuar pas garës që pati për të zgjedhur edhe për një mandat në krye të AKR-së në Gjilan. Ai mori shumicën e votave dhe ka marrë një mbështetje të fuqishme edhe nga delegatët dhe nga vet Behgjet Pacolli për të kandiduar edhe njëherë për të parin e kreut të Gjilanit.

“Unë paraprakisht i kam hyrë kësaj gare me vizion dhe program të qartë për të arritur sukses të plotë në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në fund të këtij viti. Kemi treguar performancë të mirë dhe pozitive në të gjitha drejtorit me të cilat ka udhëhequr AKR-ja “ tha Daku për rajonipress.

Daku për rajonipress tha se pas kuvendit pritet që së shpejti të takohet kryesia e re e degës së AKR-së pas së cilës do të fillohet edhe me fillimin e një dinamike të shtuar të aktiviteteve si dhe me ndarje të përgjegjësive.

Fundamenti

Daku, tha se së shpejti do të takojë edhe kryesitë e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas për të filluar menjëherë me aktivitetet e tyre drejt mbajtjes së kuvendeve të këtyre forumeve.

Sipas Dakut, forumet do të mbështeten fuqishëm gjatë gjithë procesit zgjedhor, por duke lejuar që ë gjithë procesi të jetë demokratik dhe pa asnjë ndërhyrje në vendimet e këtyre kuvendeve. “Do të fillojë menjëherë me vizitat e të gjitha 36 nëndegëve për të takuar kryesitë e dalura nga kuvendet e fundit zgjedhor dhe për të koordinuar hapat në vijim. AKR nuk do të ndalet nga aktivitetet dhe se do të jetë edhe më tutje plotësisht e hapur për të gjithë. Është inkurajuese se interesimi i madh po vazhdon menjëherë edhe pas kuvendit zgjedhor për t`u anëtarësuar në AKR” tha ai.

Daku i fton dhe i siguron të gjithë ata që shprehin vullnetin që të japin kontribut në AKR se do ta kenë plotësisht të hapur mundësinë dhe do të jenë shumë të mirëpritur./rajonipress/