Daku: Durim, mos e politizoni procesin, askujt nuk do t`i hymë në hak
Gjilan – Ahmet Daku kryetar i shoqatës së veteranëve të luftës dega në Gjilan dhe anëtar i komisionit në nivel qeveritar thotë për rajonipress se nuk është mirë të politizohet lisat preliminare sepse do të verifikohen të gjitha rastet dhe askujt nuk do t`i hymë në hak. Tek e fundit nuk është bëri nami nëse është harruar ndonjë, gabimet do të përmirësohen premton Daku.
Në Zonën e Karadakut pas publikimit të listës kanë nisur edhe reagimet e ndryshme për mos përfshirje në listat preliminare. Madje Lutfi Haziri e quajti turp këtë proces, raporton rajonipress.
Por, Ahmet Daku kryetar i shoqatës së veteranëve të luftës dega në Gjilan dhe anëtar i komisionit në nivel qeveritar thotë për rajonipress se lista nuk është përfundimtare. “Nëse është bërë ndonjë gabim do të përmirësohet, dhe nuk është bërë nami, pasi që të gjithë ata që nuk janë përfshirë e që kanë prova kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh” tha Daku.
Daku tha se nuk dëshiron të merret me deklaratat e askujt, por ka sugjeruar që rasti mos të politizohet. “Ky proces nuk është mirë të politizohet sepse është shumë kompleks. Unë e di që komisioni ka punuar me shumë seriozitet, dhe nëse vërtetohen rastet e harruara askujt s`do t`i hymë në hak. As unë nuk e përjashtojë mundësinë që nuk është harruar ndonjë rast, madje kemi harruar edhe dëshmorë, por të gjitha këto do të rregullohen me kohë” tha Daku./rajonipress/


