Mobi Casa

Daku: Ditëm ta përballojmë fluksin në administratën e përgjithshme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria e administratës gjatë këtij viti e sidomos këtyre dy muajve të fundit ishte në pozicion të rënduar nga një fluks jashtëzakonisht i madh i qytetarëve të cilët kishin nevojë për pajisjen me dokumentacionin përkatës nga administrata e përgjithshme. Angazhimi i kësaj drejtorie sipas Omer Dakut ka ndikuar që për një kohë rekorde të normalizohet i tërë procesi i lëshimit të dokumentacioneve.

Megjithatë drejtoria e administratës së përgjithshme e cila është përkrahur edhe nga Qemajl Mustafa e Omer Daku ka ditur ta përballoj fluksin edhe të mërgimtarëve, por edhe të studentëve dhe nxënësve që kanë kërkuar dokumente për të kryer regjistrimin në fakultete e shkolla.

Omer Daku nënkryetar i Komunës thotë për rajonipress se i kemi ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të rritur numrin e sporteleve, zgjatjen e orarit të punës, pastaj puna me orar të plotë edhe ditën e shtune si dhe një riorganizim i gjithë drejtorisë.

Sipas Dakut ky organizim rezultoi me sukses të plotë dhe kjo drejtori u normalizua si asnjëherë më parë. Daku tha se për këtë punë të shkëlqyeshme që po benë kjo drejtori në shërbim të qytetarëve, më meritoret janë vet drejtori i kësaj drejtorie Mentor Mihovci dhe i gjithë stafi i kësaj drejtorie të cilët nuk kursyen në asnjë moment veten për të qenë në shërbim sa më të mirë ndaj qytetarëve.

RCCOLA

Daku tha se është arritur një nivel i lart dhe efikasitet i shërbimeve në këtë drejtori dhe se qytetari pa pasur nevojë të pres në radhë për shërbimet e kësaj drejtorie, tashmë me të drejtë mund të thuhet se jemi model edhe për komunat tjera . “Andaj drejtoria e administratës së përgjithshme prej të hënës (29.07.2013) shkurton për një orë orarin e punës dhe kthen përsëri ketë orar prej orës 8.00 deri ne 16.00 ( deri më tani ishte 8.00-17.00).

Daku tha se për hir të bashkatdhetarëve tanë që gjatë pushimeve verore po qëndrojnë në vendin tonë, puna ditëve të shtune do të vazhdojë edhe më tutje dhe do të punohet me orar të plote nga 8.00 deri në 16.00

Daku thotë se ka kaluar koha kur do të shihen rreshta të gjatë në pritje e sportele.”Unë këtë e bazoj në faktin se këtu janë marr të gjitha masat për të mos ndodhur një gjë e tillë dhe se qytetaret kurdo që kanë nevojë për tu pajisur me ndonjë dokument nga kjo drejtori, atë do ta marrin shumë shpejt dhe pa pritur fare dhe në çdo kohë. /rajonipress/