Fundamenti

Daku: Asnjë incident me motive ndëretnike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Omer Daku tha se jemi të kënaqur me gjendjen e sigurisë si dhe zhvillimet tjera në komunë, të cilat kanë qenë pozitive në këtë periudhë. Veçmas gëzon fakti që nuk është regjistruar asnjë incident me motive ndëretnike.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, në takimin e fundit, të cilin e ka kryesuar Omer Daku, nënkryetar i Komunës.

Bazuar në raportet e Policisë si dhe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, numri i aksidenteve ka shënuar rritje në këtë periudhë, ndërsa zjarret janë dukshëm më të pakta se në gjashtë mujorin e vjetëm.

Daku tha se jemi të kënaqur me gjendjen e sigurisë si dhe zhvillimet tjera në komunë, të cilat kanë qenë pozitive në këtë periudhë. Veçmas gëzon fakti që nuk është regjistruar asnjë incident me motive ndëretnike.

Ai shprehu shqetësime për parkimet në hapësira të paligjshme si dhe dukurinë në rritje të lypësisë, duke kërkuar angazhim për eliminimin e tyre.
Togeri Fatos Latifi, u.d. i komandantit të Stacionit Policor në Gjilan, tha se edhe nga aspekti policor, gjendja vazhdon të jetë e qetë dhe e siguritë për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë komunë dhe për këtë, pos mekanizmave të sigurisë, komplimentoi edhe qytetarët, të cilët kanë kontribuar në këtë ambient.

UBT

Sa u përket rasteve, Latifi tha se në periudhën janar-qershor, nga Stacioni Policor në Gjilan janë iniciuar 781 raste të veprave penale dhe prej tyre janë ndriçuar 571 raste, ndërsa 210 të tjera janë në hetime.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi një rënie të vogël të veprave penale të raportuara në polici për 12 raste, derisa shkalla e zbulimit të rasteve, është rritur për 11 për qind. Në përgjithësi, shkalla e zbulimit të rasteve në këtë periudhë, është 73 për qind, ka thënë Latifi.

Sa i përket komunikacionit rrugor, gjatë kësaj periudhe, Stacioni Policor në Gjilan ka regjistruar 318 aksidente, prej të cilave 3 kanë qenë me fatalitet, 65 me lëndime, ndërsa të tjerat me dëme materiale. Janë shqiptuar 773 fletëparaqitje për kundërvajtje dhe mbi 100 automjete janë tërhequr për parkime të palejuara, ka thënë Latifi, i cili është përgjigjur edhe në interesimet e anëtarëve të KKSB rreth lypësve, aksidenteve, parkimeve në rrugën afër “Viva Fresh”, rrugëve një kahore dhe motoçiklistëve, të cilët lëvizin me shpejtësi.

Kurse Blerton Ajeti, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se sa u përket emergjencave, gjendja është nën kontroll të plotë. Krahasuar me gjashtë mujorin e vjetëm, numri i zjarreve është dukshëm i vogël dhe në këtë ka ndikuar edhe angazhimi ynë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për dëmet dhe pasojat që mund të shkaktojnë flakët e pakontrolluara.

Derisa në korrik 2012, kanë qenë 101 dalje për intervenime, në korrikun e sivjetmë janë regjistruar vetëm 59 dalje, kurse gjatë dy javëve të para të gushtit, që është muaji më i nxehtë, janë realizuar 91 dalje, ka thënë Ajeti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.