Mobi Casa

Daku : AKR që tani është e gatshme për zgjedhjet lokale

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Mobilizimi që po ndodh në AKR si në degë, nëndegë dhe forume japin sigurinë se AKR në Gjilan është e gatshme që tani për zgjedhjet lokale tha për rajonipress Omer Daku.

Pas mbajtjes së kuvendit zgjedhor të AKR-së në Gjilan ku Omer Daku u rizgjodh edhe për një mandat kryetar, ai për herë të parë ka mbajtur edhe takimin e par të këshillit drejtues.

Omer Daku kryetar i AKR-së në Gjilan pas takimit të këshillit drejtues tha se ndahet shumë i kënaqur me përbërjen e këshillit drejtues dhe gatishmërinë e vullnetin për hapat që do të merren në vijim.

Sipas Dakut, pritet që pas dy javësh të mbahet edhe kuvendi zgjedhor i forumit rinor, kurse pas tri javësh edhe ai i forumit të gruas.

Fundamenti

Daku është optimist se këto dy kuvende poashtu do të jenë shembull ku do të jetë një numër i madh i pjesëmarrësve në këto kuvende dhe ku do të kenë mundësi të përzgjidhen më të mirët. “Kjo është e bazuar në aderimet dhe anëtarësimet e shumta që po ndodhin çdo ditë” tha Daku.

Daku tha se aktivitetet nuk kane pasur të ndalur edhe pas kuvendit zgjedhor dhe se është në vizitë të të gjitha nëndegëve, ku nga afër të shihet gjendja dhe nevoja për të ndërmarr hapat në vijim.

Mobilizimi që po ndodh në AKR si në degë, nëndegë dhe forume japin sigurinë se AKR në Gjilan është e gatshme që tani për zgjedhjet lokale.

Ndryshe Daku tha se ka hyrë në garë për të udhëhequr AKR me vizion dhe program të qartë për të arritur sukses të plotë në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në fund të këtij viti. “Kemi treguar performancë të mirë dhe pozitive në të gjitha drejtorit me të cilat ka udhëhequr AKR-ja “ tha Daku./rajonipress/