Dakordohen për të avancuar shëndetësinë gjilanase

Gjilan – Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi i shoqëruar edhe nga Selvete Shurdhani e Hazir Haziri janë pritur nga drejtoresha e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Labinotë Demi Murtezi. Latifi ka ofruar dyert e bashkëpunimit për këtë drejtorat, derisa Murtezi ka ofruar mundësit e bashkëpunimit.
Një delegacion i spitalit rajonal të Gjilanit janë pritur në një takim pune nga Labinotë Demi Murtezi. Abdylatif Latifi drejtor i spitalit dhe Selvete Shurdhani zëvendësdrejtor kanë ofruar bashkëpunim profesional për këtë drejtorat derisa janë dakorduar që të rritet niveli në shëndetësinë gjilanase.
“Ne po bëjmë çdo ditë investime dhe po mundohemi të ofrojmë shërbime cilësore për pacientët tanë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen” ka thënë Latifi.
Latifi ka ofruar tërë potencialin dhe përvojën e këtij institucioni në mënyrë që të avancohet shëndetësia gjilanase.
Edhe Labinotë Demi Murtezi është shprehur e gatshme që të ofrojë bashkëpunim institucional pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë është kompetente për punën në spitalin e Gjilanit. “Spitali i Gjilanit është institucion që i dedikohet nevojave të pacientëve gjilanas dhe është normale që ne të interesohemi dhe të kemi një bashkëpunim të mirë në këtë drejtim” ka thënë Demi./rajonipress/